Qeveria ka ndërhyrë në buxhetin e këtij viti, ku përmes një akti normativ ka vendosur që të shpërndajë 150 euro shpërblim për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdëstarët e tyre. Sipas Ministrisë së Financave, nga kjo mbështetje përfitojnë gati 150 mijë persona. Më herët Qeveria ka miratuar bonusin e fundvitit për pensionistët, 100 euro për ata me pensione mbi 20 mijë lekë dhe 150 euro për ata me pension nën 20 mijë lekë.