Raporti i OECD/SIDMA kritikon hartën e re gjyqësore dhe aktivitetet e lobimit në Shqipëri. Në dokument thuhet se aksesi në drejtësi, në rastet e çështjeve administrative është reduktuar ndjeshëm për shkak të kohëzgjatjes të procedurave në gjykatën e apelit, si dhe vonesave në zbatimin e vendimeve gjyqësore nga administrata. “Besimi në gjyqësor dhe perceptimi publik për pavarësinë e gjyqësorit mbetet i ulët.” – thuhet në raport.