15 marsi do kujtohet gjithmonë si një ditë e zezë për familjarët e viktimave, që la pas shpërthimi i fuqishëm i fabrikës së municioneve në Gërdec, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur. Kjo e mërkurë shënon 15 vjetorin e asaj tragjedie, e cila tronditi mbarë opinionin publik shqiptar dhe ende sot është një nga ngjarjet më të përfolura, ndërsa familjarët vijojnë të enden dyerve të autoriteteve për drejtësi, për jetët e humbura.