Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një takim këtë pasdite me krerët e partive politike, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën institucionale që ka përfshirë vendin pas dështimit për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Në pesëmbëdhjetë seanca të mbajtura deri tani, nuk është arritur të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit. Kandidatja e propozuar nga koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa, Albulena Haxhiu, ka dështuar gjashtë herë të marrë numrin e nevojshëm të votave.