Qeveria e Kosovës paguan nga 147 mijë dollarë dy kompani të themeluara nga shqiptarë të Amerikës për lobime pranë administratës së Joe Biden. Njëra kompani, sipas Radio Evropa e Lirë, është në pronësi të Afërdita Rakipit, ndërsa tjetra në pronësi të Avni Mustafaj. Kërkimi i emrave të tyre në rrjete sociale dhe ueb-faqe të tjera tregon se të dy kanë qenë veprimtarë për çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe për Kosovën, para dhe gjatë luftës së vitit 1999.