Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi bëri një bnilanc të situatës së zjarreve në vend nga muaji qershor deri më tani. Peleshi e drejtoi gishtin nga bashkitë, duke thënë se disa prej tyre nuk e kanë parësore punën e emergjencave civile dhe se e shikojnë si një punë të dorës së dytë, Në harkun kohorë të thuajse dy muajve, ministri i mbrotjes tha se janë evidentuar 125 vatra zjarri në tën gjithë vendin, të cilat janë menaxhuar mirë ngha njësitë vendore.