Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve, për furnizimin e Tiranës me 24 orë ujë. Zv kryeministri Ahmetaj u shpreh se marrëveshja e sotme është një projekt që do u shërbejë rreth 1 milion banorëve. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se 6 vjet më parë Tirana ishte me 6 orë ujë dhe tani është me 17-18 orë ujë.