Policia ka dhënë detaje nga operacioni 'Librezat; i cili zbuloi se si 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore në vend falsifikonin dokumentat me qëllim përfitimin, duke bërë korrupsion. Nga deklarata e policisë bie në sy se një nga aktivitetet e shumta të këtyre zyrtarëve ishte edhe funksioni I sekserit kundrejt pagesës për ndërmjetësim me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19. Sipas policisë ku ndërmjetësim bëhej kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja. Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dhënë 14 masa, ndër të cilat 2 'arrest me burg', 9 'arrest shtëpie' dhe 3 të hetuar në gjendje të lirë, pas hetimeve katër mujore.