59 të vdekur të konfirmuar deri më tani dhe mbi 155 të plagosur, ku 18 prej tyre vlerësohen në gjendje kritike për jetën. Ky është bilanci i festës që u shndërrua në tragjedi në një lokal nate në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet maqedonase thanë se të gjitha viktimat janë të grupmoshës nga 14 deri në 24 vjeç. Të plagosurit në gjendje më të rëndë shëndetësore janë transferuar në Spitalin e Djegieve në Shkup, në Selanik, Kroaci dhe në Serbi.