Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur të premten tenderin për fazën I të projektit për modernizimin e njësive në termocentralin Kosova A. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se përmes këtij investimi do të shtohet ndjeshëm furnizimi me energji e po ashtu do të dyfishohet edhe prodhimi vjetor.