Top News – 133 mijë vaksina të AstraZeneca-s/ Kosova i heq nga përdorimi, shkak afati i skadencës
01/09/2021 18:18

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, njoftoi të mërkurën se 133,234 doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit janë hequr nga përdorimi, për shkak të skadimit të afatit. Vaksinat kanë qenë pjesë e një donacioni nga Norvegjia. “Si Ministri e Shëndetësisë kemi lajmëruar qysh në fillim se afati i tyre është deri më 31 gusht”, tha Vitia. Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, ai tha se “dezinformatat për afatin e këtyre vaksinave” kanë bërë që të bie besimi në to dhe që qytetarët të refuzojnë marrjen e tyre.Vitia tha se Kosova, aktualisht, nuk është në situatë kur duhet të zgjedhë vaksina, “sidomos kur ato janë të sigurta”. “Vaksinat që janë në stoqet tona, janë të sigurta”, tha Vitia, duke shtuar se sigurinë e tyre e garantojnë edhe mekanizma si: Organizata Botërore e Shëndetësisë, Agjencia Evropiane e Barnave apo Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së. Dy vaksinat kundër koronavirusit që përdor Kosova, janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Vitia tha se qendrat e vaksinimit në Kosovë tash për tash posedojnë 108,856 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech dhe 46,947 doza AstraZeneca. Ai paralajmëroi se në ditët në vijim në Kosovë do të arrijnë edhe doza të tjera, ndërsa tha se qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe fundjavave, nisur nga 11 shtatori. Deri të mërkurën, në Kosovë janë dhënë mbi 841,000 vaksina kundër koronavirusit. Në total, 284,269 qytetarë janë vaksinuar plotësisht. Kosova aktualisht është duke kaluar nëpër një valë të rëndë të pandemisë, me mbi 27,000 raste aktive të të infektuarve.

Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51