Autoritetet publike tenderuan për konsulencë, shërbime dhe punë publike 1.5 miliardë euro përgjatë vitit të kaluar. Sipas analizës vjetore të Autoritetit të Prokurimeve Publike, një e pesta e kësaj shume, ose rreth 240 milionë euro janë dhënë me procedura të kufizuara, ku autoritetet kanë përzgjedhur vetë kompanitë fituese.