Motra e 13-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën pasi dyshohet se ra nga kati i shtatë i një ndërtese në Itali, ka deklaruar se është hedhur nga i dashuri i saj. Në një intervistë për median “Quarto Grado”, motra e viktimës, u shpreh se motra e saj nuk ka vrarë veten dhe se dyshimet janë te ish i dashuri i saj 15-vjeçar. Ajo ka rrëfyer se adoleshenti ishte obsesiv dhe se kohët e fundit ishte përkeqësuar shumë.