Top News – 13 orë pune në ditë, 6 ditë në javë / Greqia në grevë të përgjithshme kundër orëve shtesë
01/10/2025 11:28

Nga viti i kaluar, në greqi është në fuqi java me gjashtë ditë pune ndërkohë që tani pritet të pasojë edhe rregullorja për ditën me 13 orë pune. Sindikatat në vend janë rebeluar dhe kanë shpallur këtë të mërkurë, një grevë të përgjithshme. Ministrja e punës, Niki Keramenos, ka dhënë shumë intervista duke shpjeguar planin e saj. “Synohet vetëm një rregull përjashtues, për vetëm 37 ditë në vit e kjo madje është në interes të punëmarrësve", ka thënë ajo. Sindikatat e Greqisë e refuzojnë planin e ministres dhe po përpiqen të rrëzojnë projektligjin për "fleksibilitetin e kohës së punës", që së shpejti pritet të kalojë në parlament. Të mërkurën sindikatat kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme me qëllim që të paralizojnë Greqinë: Anijet do të qendrojnë të ankoruara në porte, avionët të parkuar në aeroporte dhe ata pak trena që ka, do të mbeten të parkuar nëpër stacione. Që para këtij projektligji, qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e bëri tregun e punës në Greqi një ndër më "fleksibilët" në Europë. Që nga korriku 2024 të punësuarit në industri, në tregtinë me pakicë, në bujqësi dhe në disa sektorë të shërbimeve publike duhet të punojnë gjashtë ditë në javë, nëse këtë e vendos sipërmarrësi. Për ditën e gjashtë shtesë paguhet një suplement me 40 përqind të pagës ditore. Në përgjithësi në Greqi gjithmonë ka qenë në fuqi java me 40 orë pune, por sipërmarrësit lejohen të kërkojnë vetëm për një kohë të kufizuar deri në dy orë shtesë pa pagesë në ditë dhe në kompensim u japin pushim punonjësve të tyre, duke u ofruar kësisoj më shumë kohë të lirë. Teorikisht kjo bëhet vullnetarisht, por në sipërmarrje punonjësit detyrohen të punojnë më gjatë e pa asnjë kompensim. Edhe dita me 13 orë pune duhet të ketë në bazë vullnetin e lirë, thekson ministrja e Punës. Askush nuk është i detyruar të punojë orë shtesë, thotë Niki Kerameos. Për shkak se pagat në Greqi janë të ulëta shumë punonjës bëjnë dy punë. Me rregulloren e re mund të mjaftojë që të punohet në një sipërmarrje për 13 orë në ditë. Sipas Eurostat në Greqi punonjësit me 1886 orë pune në vit punojnë më shumë se të gjithë europianët e tjerë. Megjithatë ata kanë produktivitet më të ulët dhe aftësi më të ulët blerëse.

Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45