Ky është momenti i adhurueshëm kur një dre i vogël shihet duke sulmuar një rinoceront gjigant në një kopsht zoologjik polak. Pamjet video tregojnë drerin e vogël duke goditur rinocerontin 1.7 tonësh të quajtur Maruśka në kopshtin zoologjik të Ëroclaë-ës, të enjten. Pasi e godet me kokë rinocerontin, dreri i vogël shihet më pas duke e ndjekur atë rreth kafazit të tyre të përbashkët. Duke shkruar në rrjetet sociale, kopshti zoologjik tha: “Dikush harroi të shikohej në pasqyrë këtë mëngjes!” Më pas, i bëri nderime Maruśkës për “durimin e treguar” përpara se të shpjegonte sjelljen e drerit të vogël.