Top News – 13 kandidatë për 5 bashki. Depozitohen në KQZ emrat për zgjedhjet e pjesshme
25/10/2025 15:34

Trembëdhjetë kandidatë kanë depozituar dokumentet për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në pesë bashkitë e vendit: Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik. Pas dorëheqjes së kryebashkiakut Ermal Dredha, një ditë para asamblesë së Partisë Socialite, të majtët hyjnë në këtë betejë elektorale me deputeten Brunilda Mersinin. Ndërkohë nga kampi opozitar, mbështetja është dhënë për Dionis Sotën, i cili vjen nga sektori i turizmit dhe biznesit, teksa si kandidat i pavarur do të garojë edhe këshilltari bashkiak, Gjergj Nika. Në Berat, pas kalimit të Ervin Demos nga pushteti vendor në Kuvend e kabinet qeveritar, socialistët do të hyjnë në garën elektorale me Ervin Cecën, kryetarin e komanduar të Bashkisë së Berat; në ndërkohë që opozita do të mbështesë figurën e Pavlo Shkarpës që vjen nga biznesi. Emërimi i Andis Sallës, ministër i bujqësisë, krijoi vakancë në bashkinë e Cërrikut, ku deri tani ka shërbyer si kryetar i komanduar Florenc Doka, dhe do të jetë po ai që do garojë nën siglën e Partisë Socialiste më 9 nëntor. Ndërkohë opozita mbështet kandidaturën e pavarur të Amarildo Hoxhës, dhe Partia ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet; kandidon me Eligert Himën. Në Mat, Partia Socialiste garon me Altin Bojnin ndërkohë që kryetarja e gruas e kësaj force politike, Suzana Pasha do të kandidojë si e pavarur. Opozita mbështet Eduart Brahilikajn. Në bashkinë e Tepelenës, pas largimit të Tërmet Peçi nga pushteti vendor në atë legjislativ, socialistët do të garojnë me kandidaturën e ish kreut të gardës, Gramos Sako ndërsa opozita do të mbështesë kandidaturën e Gabriel Gumës.

Top Channel/ Mesazhet e SHBA për Shqipërinë: Prioritet lufta ndaj krimit dhe mbrojtja
27/03 19:23
Top Channel/ Berisha i përgjigjet Ramës: Sulmon Europën për të mbuluar lidhjet me drogën
27/03 15:12
Top Channel/ ‘Balluku në kërkim të blerjes së shtetësisë’, Berisha: Po kërkon në disa vende dhe…
27/03 14:02
Top Channel/ ‘Zyrtarët e tjerë janë dënuar me burg’, Berisha: Irena Gjoka u shfajësua nga SPAK me…
27/03 13:48
Top Channel/ Berisha për Ballukun: U bëj thirrje qytetarëve të Fierit ta gjuajnë me vezë dhe domate
27/03 13:28
Top Channel/ Në spitale mbaron kontrata për analizat, Berisha: Vjedhjet e fondeve nga muratori…
27/03 13:20
Top Channel/ ‘Gosip i të gjithë lagjes’ ,Berisha: Për Irenën e Ramës ligji është tjetër, SPAK…
27/03 13:16
Top Channel/ Berisha: Rama u përgjigj dje si padrino! Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend
27/03 13:07
Top Channel/ ‘Nuk mund të ndërhyjmë dot te çmimet’, Ibrahimaj: Po kontrollojmë tregun për të…
27/03 11:09
Top Channel/Imputet bujqësore, Ibrahimaj: Nuk është reflektuar akoma rritja, por nuk përjashtohet…
27/03 10:48
Top Channel/ ‘Po monitorojmë çmimet e ushqimeve’, Ibrahimaj: Për çdo ndryshim do ndërhyjmë për…
27/03 10:47
Top Channel/ Çmimi i naftës, Ibrahimaj: Po monitorojmë rritjen, nuk do lejojmë asnjë abuzim…
27/03 10:47
Top Channel/ Blinken nuk tërhiqet për Berishën: E shpalla “non grata” me bindje!
26/03 20:09
Top Channel/ Berisha: SPAK nuk ekziston më. Sulmon prokurorinë: Bashkëpunojnë me krimin dhe Ramën
26/03 15:30
Top Channel/ Rama: Shqipëria po ndryshon. Rama: 12 mln turistë dhe 1.6 mld investime në vit
26/03 15:29
Top Channel/ Marta Kos refuzon idenë e Rama-Vuçiç. Kërkon plan për anëtarësimet e reja
26/03 15:28
Top Channel/ Kërcënimi me jetë i Adriana Kalasë, Berisha akuzon Ramën: ‘Vrasës digjital’ i…
26/03 14:25
Top Channel/ ‘Rruga e vetme është protesta’, Berisha: Nuk ka nevojë për bord nafte, duhen…
26/03 14:20
Top Channel/ Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar nga vrasës dixhital, por prokuroria nuk hap…
26/03 14:18
Top Channel/‘Problemi i vetëm i tyre pse proteston Opozita’,Berisha: Nuk ka skllavëri më të madhe…
26/03 14:17