Teksa afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit ka përfunduar më 19 prill, zyrtarisht 13 juristë kanë shfaqur ambicien për këtë post. Erinda Ballanca, e cila mban aktualisht postin e Avokatit të Popullit, rikandidon për këtë post, teksa përballë do të ketë edhe emra të tjerë, të njohur të jurisprudencës shqiptare.