Plot 127 vite burg ka dhënë Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, i cili u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit shumë pranë qendrës së Tiranës. Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu mbylli hetimet dhe kërkoi 127 vite burg për ekzekutorët e Sofisë, teksa Gjykata dha të njëjtën masë dënimi që ishte kërkuar në pretencë.