Protesta e thirrur nga dyshja Berisha-Meta, të cilët udhëheqin opozitën në vend, të shtunën në orën 16:00, është nga ato protesta që nuk mund të parashikohet se di do të përfundojë, të paktën ashtu sikurse vetë ata e kanë artikuluar. Pavarësisht deklaratave, vetë Berisha dhe Meta e kanë të qartë se do jetë një protest paqësore.