Një pajisje elektronike e hedhur në kosh ka mbajtur në ankth e frikë qindra banorë në qytetin e Elbasanit. Një alarm fals për lëndë plasëse ka ngritur në këmbë autoritetet policore, hetuesit dhe forcat xheniere. Mëngjesin e kësaj të premte u dha alarmi se në një kontejner mbeturinash në qendër të qytetit dyshohej për një pako në të cilën kishte lëndë plasëse.