Dëshmitë e Nuredin Dumanit të dhëna para hetuesve zbuluan një rrjet të madh të krimit të organizuar dhe vrasësve me pagesë, madje duke identifikuar edhe konfliktet e forta mes disa grupeve kriminale. SPAK zhvilloi një operacion të madh që çoi në pranga 18 persona, ndërsa 14 të tjerë janë në kërkim. Dumani tronditi jo vetëm hetuesit, por mbarë opinionin me detajet e ngjarjeve kriminale duke treguar me saktësi çdo detaj të tyre.