Avokati Alban Bengasi, i cili u dënua me 1 vit e 4 muaj burg në maujin maj të këtij viti, është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit të Posaccëm. Trupi gjykues i përbërë nga Florjan Kalaja, Engert Pëllumi dhe Dhimitër Lara pranoi kërkesën e Bengasit për shuarje të masës së sigurisë, pasi koha e vuajtur në paraburgim është më e madhe se dënimi i dhënë.