Numri i vogël i punonjësve, mos kompensimi për turnet e natës dhe orët jashtë orarit, mos kompensimi për rrezikshmërinë gjatë punës, etj, vazhdojnë të jenë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit në Kosovë. Nga Sindikata e Zjarrfikësve thonë se me pagën prej 120 eurosh, zjarrfikësit nuk mund të mbulojnë as shpenzimet personale. Kryetari i sindikatës, Muharrem Beka, thotë se gjendja në të cilën është shërbimi i zjarrfikësve, nuk duhet të lejohet nga shteti.