Atentatet mafioze prej muajsh janë zhvendosur në Fier, Vlorë apo Elbasan e Durrës, duke lënë disi më në hije Tiranën, që mëngjesin e kësaj të enjteje riktheu pasigurinë. Një pardon droge u ekzekutua në zonën më të sigurt të metropolit shqiptar, por 12 sekondat ishin fatale për jetën e tij. Burime të grupit hetimor thanë për Top Neës, se Behar Sulos, që mbante edhe mbiemrin Sofia kishte dalë nga shtëpia në orën 8 dhe pas dy takimeve me miqtë e tij ka marrë rrugën e kthimit në shtëpi, e cila ndodhej pak metra larg vendit të vrasjes.