Sali Berisha deklaron se protesta që ka thirrur më 12 mars nuk lidhet më me imunitetin e Belinda Ballukut, por me kërkesën e opozitës për largimin e Edi Ramës. Sipas Berishës, protesta nuk bëhet për të rikthyer atë në pushtet, apo Partinë Demokratike. Kjo kryengritjen nuk ka qëllim pushtetin e Sali Berishës, apo të kësaj apo asaj partie. Kjo kryengritje ka në radhë të parë, dinjitetin e çdo shqiptari që nuk mund të nëpërkëmbet nga një organizatë kriminale që i dhunon votën shqiptarëve. Nga një organizatë kriminale që i vjedh fondet e tyre në masën 90%. Që vjedh miliarda në pasuritë e tyre publike dhe që tani kërkon të bëjë ligje për të ç’kriminalizuar vjedhjen nga qeveritarët, pra për të mbrojtur qeveritarët që vjedhin. Kreu i PD akuzoi Ramën se ka devijuar nga rruga e integrimit europian.