Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e deputetëve Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka nga Kuvendi. Mbledhja e Byrosë u mbajt pas kërkesës së deputetëve demokratë ku kërkonin rrëzimin e vendimit, madje kërkuan të futeshin me forcë në Kuvend. Ditën e mërkurë, 15 shkurt, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin për 10 ditë nga seancat plenare për kryedemokratin Sali Berisha dhe deputetin Flamur Noka.