Mbi 1100 persona nga Shqipëria kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian në muajin shtator, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat. Ky është niveli më i lartë i këtij viti, por mbetet më i ulët se rekordi prej rreth 1800 personash i shënuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që ishte më i larti që pas pandemisë. Numri i aplikimeve për azil në shtator nga shqiptarët është më i lartë se i ukrainasve. Në total, për 10 mujorin e kwtij viti kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian gjithsej 7870 shtetas shqiptarë, me një rritje prej 34 pwr qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.