Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha këtë të mërkurë ka kujtuar 11 vjetorin e liberalizimit të vizave me Europën. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shprehet se fluturimi I parë u realizua në Bruksel më 15 dhjetor të vitit 2010, ndërsa shton se demokratët përmbushën ëndrrën e tyre për të lëvizur pa vizë në Europë. Sipas kreut të PD, duke pasur Ramën kryeministër, rrugëtimi drejt Bashkimit Europian ka ngecur në vend numero.