SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste pas hetimeve për inceneratorin e Fierit, nga të cilat 10 masa sigurie “arrest në burg” dhe një masë sigurie “arrest në shtëpi”. Mes këtyre personave janë emrat e zëvendëspresidentit te FSHF-së, Arben Dervishi, administratori i Inceneratorit të Fierit Loran Dusha, administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Arjola Kodra.