Një sasi kanabisi i përpunuar si çokollatë, u sekuestrua nga efektivët e policisë së Lezhës paraditen e kësaj të diele. Finalizimi i operacionit policor të koduar ‘Prossed drugs’ vendosi në pranga tre shtetas që lëviznin me 11 kilogramë kanabis çokollatë në automjetin e tyre.