Puna për ndërtimin e mbi 1 mijë apartamenteve në zonën e Kombinatit pothuajse është mbyllur. Në total janë 1069 familje që do të përfitojnë shtëpitë e tyre të reja. Shifra është bërë publike nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që inspektoi punimet në këtë kantier.