Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë politike për vitin 2023. Fondi total është 345 milionë lek, ku 90 për qind e tij shkon për PS e PD. Përkatësisht, PS merr 151 mln, ndërsa për PD, KQZ ndau 103 mln lek. Këto janë fondet vjetore që nuk kanë lidhje me fondet për zgjedhjet e 14 majit.