Pavarësisht tërmetit, pandemisë dhe vështirësive që sollën muajt e fundit, në këtë 100-vjetor të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe nderimit të personaliteteve, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për qytetin. Nga sot, Një ndër rrugët e rëndësishme të Tiranës do të mbajë emrin “Gani Luzi”, nismëtari dhe krijuesi i shtatë ndërmarrjeve të ndryshme ku u punësuan me dhjetëra njerëz me aftësi të kufizuar.