Akademia e Shkencave përkujtoi 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe studiuesit të njohur të letrave shqipve Jakov Xoxa, një ceremoni në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Në fjalën e tij, Veliaj tha se Xoxa është një nga figurat më të rëndësishme themeluese të letërsisë moderne shqiptare.