Nismës së Bashkisë së kryeqytetit “Dhuro pemë për Tiranën” i është bashkuar dhe ambasada e Azerbajxhanit. Në nder të 100-vjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit Azerbajxhan, Tiranës iu shtuan edhe 100 pemë të reja parkut të Farkës nga Ambasada e Azerbajxhanit. Gjatë ceremonisë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi raportet speciale si dhe bashkëpunimin që dy vendet kanë. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov.