Holanda ka akorduar një fond prej rreth 102 milionë eurosh për të mbështetur investimet, rimëkëmbjen dhe reformat në Ukrainë, teksa lajmin e konfirmoi këtë të premte Ministria Hollandeze e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit. Nga shuma totale e fondit të akorduar nga Holanda, 60 milionë euro "do të shkojnë për mbështetjen e kompanive holandeze që duan të kontribuojnë në rindërtimin e vendit", tha ministria, duke konfirmuar se pjesa tjetër do të menaxhohet nga qeveria ukrainase.