Apeli i Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Bedri dhe Albert Vodha babë e birë, të cilët mashtruan një biznesmen, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare. Vendimi u mor nga gjyqtari Albert Meca, i cili vlerësoi të ligjshëm arrestimin e dy personave, nën akzuën e Mashtrimit, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal. Bedri dhe Albert Vodha ranë në pranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Telegram”, ndërsa organizatori i kësaj veprimrimtarie kriminale Florian Gjergji vijon të jetë ende në kërkim.