100 automjete me targa të huaja të cilat kanë kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara janë shpallur alert. Policia rrugore ka vijuar kontrollet, teksa pas matjes me radarë, automjetet në fjalë kanë qenë me shpejtësi tejet të lartë, duke u kthyer në rrezik constant për përdoruesit e rrugës. Ndaj policia mori vendimin, teksa atyre nuk u lejohet kalimi në pikat kufitare. Doganat janë njoftuar nga autoritetet për të mos I lejuar ata të udhëtojnë jashtë kufijve.