Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka nisur verifikimin e konsumit të naftës për operatorët e transportit urban dhe interurban, që është hapi i parë drejt nisjes së subvencionimit të karburantit për ta. DPSHTRR u ka kërkuar kompanive që operojnë në këtë treg që të depozitojnë të gjitha faturat e karburanteve të blera përgjatë vitit të kaluar, që do të shërbejnë si tregues për konsumin dhe masën e mbështetjes financiare që do të ndërmarrë më pas qeveria për ta. Shoqatat në këtë sektor kanë kërkuar që për 6 muaj qeveria t’i subvencionojë me 100 lekë për çdo litër naftë, ose heqjen e të gjitha taksave nga nafta për ta.