Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përballet me pyetjet e ligjvënësve këtë javë në lidhje me rolin e tij në menaxhimin e një mashtrimi me taksat prej shumë miliarda eurosh ndërkohë që një hetim për skemën rrezikon të dëmtojë vetë atë. Dhe e gjithë kjo nuk mund të ndodhte në një kohë më të keqe se kjo, kur kancelari po përballet me një krizë energjetike dhe me pasojat e luftës në Ukrainë. Në skemë, bankat dhe investitorët me shpejtësi zhvendosnin aksionet brenda një dite dividentësh për të mundësuar rimbursimin e tatimit mbi kapitalin. Kështu shteti gjerman përmes këtyre rimbursimeve financiare ka humbur miliarda euro. Skandali u zbulua në vitin 2017.