Gjykata e Apelit te Posaçëm ka dënuar me 15 vjet burgim iranianin, Bijan Pooladrag, të akuzuar për terrorizëm. Për shkak të gjykimit të shkurtuar iraniani përfiton ulje me 1/3 e denimit, duke u denuar përfundimisht me 10 vite heqje lirie. Pavaresisht denimit, iraniani mohon të gjitha akuzat e ngritura nga SPAK. Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.