Ngritja e temperaturave në Shqipëri është rrezik për pyjet e vendit, por jo vetëm. Teksa jemi në stinën e temperaturave shumë të larta, Ministria e Mbrojtjes ka apeluar për kujdes maksimal nga ana e qytetarëve. Përmes një njoftimi ministria bvën me dije se një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme, për këtë arsye dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve ndaj këtij veprimi kriminal.