Në Ditën Ndërkombëtare të Alpeve të Pastra, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura me anë të nismës “10 parqe në 10 ditë”, u është drejtuar qytetarëve të japin kontributin e tyre për pastrimin e zonave që janë parqe kombëtare dhe natyrore. Aksion do të fillojë në terren, nga datat 22-31 gusht. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mesazhin e Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe fton të gjithë qytetarët që të bëjnë më shumë për promovimin e Shqipërisë së pastër dhe turistike, duke nisur nga Alpet deri në Llogara.