Ka përfunduar pas plot 10 orësh, dëshmia e Aishe Hakljat, motrës së madhe të familjes Haklaj, në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ajo ishte thirrut për të dhënë dëshminë e saj lidhur me kallëzimin që bërë në vitin 2021 për ish kryeministrin Sali Berisha. Pasi doli nga zyra e SPAK-ut, e shoqëruar nga avokati Idajet Beqiri, Aishe Haklaj tha se kishte besim te drejtësia dhe ishte aty për të dhënë dëshminë e saj, e teksa falënderoi mediat, preferoi të mos japë më shumë detaje.