Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, u takua në Moldavi me dy prej liderëve më të rëndësishëm të Evropës, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Sigurisht, temë diskutimi ishte situata në veriun e Kosovës. Pas takimeve, Osmani rrëfeu për mediat kosovare detaje nga ky takim, por edhe nga ai me presidentin serb, Aleksander Vucic. Sipas saj, në takimin 10-minutësh, u dëshmua që Vuçiç nuk është i interesuar për paqe.