Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy drejtues automjetesh për korrupsion aktiv, pasi tentuan t’u ofronin efektivëve para për të shmangur masat administrative. Gjatë patrullimeve për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, shërbimet e Policisë Rrugore ndaluan dy automjete në mbikalimin e Shkozetit. Shtetasi me iniciale R. K., 55 vjeç, u kap pa lejen e drejtimit dhe pa kryer kontrollin teknik periodik të automjetit. Ai iu ofroi punonjësve të Policisë 3,000 lekë për të shmangur gjobën administrative. Ndërsa shtetasi me iniciale G. B., 20 vjeç, u kap duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit. Ai iu ofroi efektivëve 1,000 lekë për të shmangur masën administrative.