Irani është vetëm 10 javë larg ndërtimit të bombës bërthamore – ka paralajmëruar Izraeli ndërsa vendi ka tani një president të ri të linjës së ashpër. Ebrahim Raisi, i njohur si Kasapi i Teheranit, nga ditët e tij si gjykatës kur lëshoi një seri ndëshkimesh brutale, është betuar tani si lideri i ri i republikës islamike.