Shtetet e Bashkuara liruan një aleat të ngushtë të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, në këmbim të lirimit të 10 amerikanëve të burgosur në vendin e Amerikës së Jugut dhe kthimin e një kontraktori të arratisur të kërkuar nga drejtësia amerikane, njoftoi administrata e Presidentit Biden. I kërkuari Leonard Glenn Francis, i njohur me nofkën "Fat Leonard", njeriu që konsiderohet si truri i skemës më të rëndë të korrupsionit në historinë e Marinës së Shteteve të Bashkuara, iu dorëzua autoriteteve amerikane si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve me Venezuelën. Ai ishte arrestuar një dekadë më parë nga një hotel në San Diego gjatë një operacioni federal.