Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi pushtimin rus të Ukrainës duke e quajtur atë një shkelje të Kartës themeluese të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u debatua për miratimin e një mocioni që mbështet Kievin dhe i kërkon Rusisë që të tërhiqet menjëherë dhe pa kushte nga Ukraina.