Gjykata e Posacme la në burg 50 vjecarin Arben Lamcja, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Kosova drejt vendit tonë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje. Lamcja akuzohet nga GJKKO për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.